Greqi, dhjetëra emigrantë konsiderohen të zhdukur pas fundosjes së anijes

447
Dhjetëra emigrantë konsiderohen të zhdukur nga fundosja e anijes së tyre në ujërat e ishullit grek, Lesbos. Roja bregdetare e Greqisë ka njoftuar sot se ia doli t’i shpëtojë 20 vetë, gjatë një operacioni me helikopter, ndërsa personat që shpëtuan thanë se në anije ishin edhe 26 njerëz të tjerë.

Dje, një vajzë pesëvjeçare nga Siria e ka humbur jetën në përpjekje për ta kaluar kufirin nga Turqia në Greqi, por nuk ka pasur informacione për dhjetëra njerëz të tjerë që ishin në anije me të, shkruan REL.

Ky incident përsëri ndodhi në lindje të ishullit Lesbos, ku sivjet është parë fluks i madh i refugjatëve nga vendet e përfshira nga lufta, Siri, Afganistan dhe Irak.
Këtë vit në Greqi kanë arritur më se 300 mijë refugjatë, shumica prej të cilëve kanë kaluar në vendet e tjera evropiane.
Sigal