Greqi/ Cipras: Pa maxhorancë parlamentare, duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

464
Kryeministri grek, Aleksis Cipras deklaroi sot se qeveria do të jetë e detyruar të organizojë zgjedhje legjislative të parakohshme nëse nuk rifiton maxhorancën parlamentare të humbur gjatë votimeve të fundit në Parlament për reformat e kërkuara nga kreditorët.
“Nëse nuk sigurojmë maxhorancën parlamentare, do të jemi të detyruar të zhvillojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, theksoi Aleksis Cipras në një intervistë për radion “Sto Kokkino”.
Ai shpreson të bindë deputetët e partisë së tij, të cilët kundërshtuan marrëveshjen me kreditorët e vendit, ta mbështesin sërish për zbatimin e reformave në të ardhmen.
Sigal