Greqi, brenda dhjetë ditëve tetë persona humbin jetën nga gripi

385
Sigal

Tetë persona kanë humbur jetën në Greqi për shkak të virusit të gripit. Situata bëhet edhe më alarmante për shkak të faktit se vdekjet kanë ndodhur brenda një harku kohor 10-ditor.

Sipas mjekut grek, Panajotis Kolaras, vdekjet kanë ardhur për shkak të mosvaksinimit. Ai theksoi se njerëzit janë ende në kohë të vaksinohen.

“Duhet të ishin vaksinuar. Nuk është vonë, duhet të vaksinohen të gjithë sepse nga 8 personat që humbën jetën dhe 28 të prekurit nga virusi, 90% ishin të pavaksinuar”, tha mjeku.

Përveç viktimave, ka edhe 28 persona të tjerë që janë në gjendje të rëndë në repartet e reaminacionet.

Sipas specialistëve, virusi do të përhapet edhe më shumë në ditët në vijim për shkak të tempraturave të ftohta, ndaj ju kërkojnë qytetarëve që të marrin masa.

Vitin e kaluar në Greqi humbën jetën nga gripi i tipit A dhe komplikacionet që ai shkakton të paktën 152 persona.