Sigal

GREQI- Babai shqiptar ka pranuar para togave të zeza se ka përdhunuar dhe lënë shtatzënë, vajzën e sëmurë me probleme mendore vetëm 16-vjeçe.  Ngjarja  e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku pas kontrollit të mjekëve rezultoi se vazja e tij ishte shtatzënë 4 muajshe.

Dje në televizionin Star Channel u bë profili i babait që përdhunoi vajzën 16-vjecare. Gazetarja informon se ka pranuar në seancën pyetësorë se ka kryer marrëdhënie seksuale me të bijën 2-3 herë, por ishte i dehur dhe nuk i kujtohen detaje. Ka këmbëngulur, gjithsesi, se nuk ka ushtruar dhunë ndaj të bijës.

Ndërkohë pediatri deklaroi se vajza ka peshë dhe nuk vihej re lehtë shtatzënia në javën e 14-15, kur dhe ndodhi dështimi, si dhe pyetjes së të atit të vajzës se përse nuk ka cikël menstruacionesh normalisht, pediatri i ishte përgjigjur pa patur idenë çfarë ndodhte se “në adoleshence është normale”.

Të dhëna të tjera bëjnë fjalë për dy prindër që sipas fqinjëve kujdeseshin për vajzën e tyre, ishte e pastër dhe ndiqte një kurs shkollor special.

Pediatri ka theksuar se ka shumë mundësi se vajza të mos ketë kuptuar çfarë po i ndodhte, ose të mos mund të kërkonte ndihmë, se nuk flet dot, dërgon vetëm klithma.

Policia investigon edhe dështimin në cilat kushte ndodhi, nëse u shkaktua nga 42-vjecari shqiptar për të humbur gjurmët e krimit dhe nga hemorragjia e shumtë u detyrua nga gruaja të paraqiteshin në spital, një nga aspektet e mundshme.