Greqi – Asgjesohet grupi që legalizonte femra të huaja nëpërmjet martesave fiktive

481
Policia greke po zhvillon një operacion në shkallë të gjerë për asgjesimin e një grupi kriminal që legalizonte gra të huaja, duke i pajisur me leje qëndrimi të shteteve të Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave të para janë arrestuar 24 persona, mes të cilëve tre nëpunës të administratës greke, 2 noterë, një avokat, si dhe një oficer i policisë. Ende nuk dihet nëse mes të arrestuarve ka edhe jo grekë.

Sipas agjencisë greke të lajmeve, ANA-MPA, grupi kriminal i siguronte lejet e qëndrimit bazuar në martesa fiktive apo kontrata bashkëjetese të këtyre femrave me shtetas grekë.

Grupit në fjalë i faturohen të paktën 200 raste të tilla, ndërsa veprat penale për të cilat do të akzuohen shtrohen që nga legalizimi i të dhënave të rreme, birësimit të paligjshëm, e deri tek ato për prostitucion.

Ndërsa operacioni po vazhdon, policia ka thënë se në përfundim të tij do të publikojë detaje.
Sigal