Greqi, arrestohet trafikanti shqiptar me 4,8 kg heroinë

75
Një tjetër shtetas shqiptar, i moshës 24 vjeç, është arrestuar të premten në Greqi, i akuzuar për trafik heroine.

Sipas komunikatës së policisë, arrestimi ishte rezultat i një aksioni të befasishëm, që u krye nga njësia antidrogë e Korfuzit, në qytezën Etoliko, midis Agrinios dhe Mesologit.

Gjatë kontrollit në banesën e 24 vjeçarit, në një vend të fshehtë në oborr, u gjetën 11 qese plastike, brenda të cilave kishte një sasi heroine prej 4, 85 kg.

Policia thotë se 24 vjeçari magazinonte aty heroinën, që pastaj në mënyrë sistematike ua shiste përdoruesve të drogës.

I arrestuari do të dalë para prokurorit në Korfuz, i akuzuar posedim dhe trafik droge.