Greqi, arrestohet shqiptari me 32 kg kanabis

542
Një shtetas shqiptar është arrestuar në Greqi paraditen e të premtes, 14 prill. Ai akuzohet për transportimin e një sasie kanabisi, me qëllim trafikimin në tregun grek.

34 vjeçari u ndalua për kontroll në aksin rrugor Kapshticë-Siatista. Në portbagazhin e automjetit që drejtonte, u gjetën 4 çanta udhëtimi, brenda të cilave kishte 30 paketa me një sasi të përgjithshme prej 32 kg e 330 gramë kanabis.

U sekuestrua droga, automjeti si dhe dy telefona celularë.

Policia thotë se arrestimi u krye pas sinjalizimeve që kishte shërbimi antidrogë.
Sigal