Sigal

Arrestohet nga Policia greke, një 57-vjeçar, i konsideruar si një nga udhëheqësit ndërkombëtarë të trafikut të drogës në këtë vend.

Mësohet se, i arrestuari ka poseduar dhe qarkulluar sasi të mëdha kokaine, kryesisht në Selanik.

Gjatë një kontrolli të kryer në shtëpinë e tij në zonën e Ambelokipit, u gjetën dhe konfiskuan më shumë se 1.3 kg kokainë, substanca tretëse të lëngshme, preparate farmaceutike, një shumë prej 2 mijë eurosh, telefona celularë dhe mjete të tjera.