Greqi, arrestohen 3 shqiptarë, futën nga kufiri 200 kg kanabis

473
Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar për futjen dhe fshehjen në territorin grek rreth 200 kg kanabis.

Tre të rinjtë, me moshë 19, 25 dhe 26 vjeç, u arrestuan në vendin e quajtur Agios Vlasis, rreth 30 km nga pika e kalimit kufitar të Qafë Botës.

Sipas policisë, të tre ata ishin vënë në mbikqyrje prej nga rezultoi se e kishin fshehur drogën në një zonë pyjore, pasi më parë e kishin sjellë nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Në vengjarje policia zbuloi 10 çanta udhëtimi, që përmbanin 98 paketa me kanabis,. Pesha e përgjithshme e drogës ishte 199,3 kilogramë.

Sipas policisë, ata do të dërgohen para prokurorit, që t’iu komunikohen akuzat për importim dhe posedim droge me qëllim trafikimin, por edhe për hyrje të paligjshme në Greqi.
Sigal