Greqi, Alexis Tsipras mirëpret agjencinë e re të BE-së

524
Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, sot e ka mirëpritur propozimin për krijimin e agjencisë së rojës bregdetare të Bashkimit Evropian, e cila do të patrullonte në kufijtë e gjerë ujorë, derisa po rritet presioni në Greqi për gjetjen e zgjidhjes për shtimin e madh të emigrantëve të bllokuar në këtë vend.

Propozimi fillimisht ishte paraqitur nga Franca dhe Gjermania, për shkak të frustrimit për joaftësinë e Greqisë për ta ndalur fluksin e qindra mijëra emigrantëve nëpër Detin Egje, që e ka rrezikuar shkatërrimin e zonës së lëvizjes së lirë Shengen të Bashkimit Evropian, shkruajnë mediat.

Sipas planit të Komisionit Evropian, kjo roje bregdetare do të vendosej pa kërkesën e shtetit anëtar. Aktualisht, agjencisë Frontex të BE-së, e cila tashmë është vendosur në Greqi, i është dashur thirrja nga Athina.
Sigal