Greqi, aksidentin në punë e kthejnë në vetëvrasje…!

377
Sigal

Nga Athina Shpëtim Zinxhiria

Dyshime mbi aksidentin e shqiptarit 60-vjeçar, i cili humbi jetën nga një lartësi e madhe, u paraqitën ditën e djeshme në gazetën “Proto Thema”, e cila solli një fakt tjetër dyshues me atë që kishte publikuar një javë më parë. Në artikullin e saj të djeshëm, gazeta publikoi, se shkaku i vdekjes ka qenë vetëvrasja, pra shqiptari u hodh se i ‘tepronte’ jeta, duke anashkaluar motin e keq dhe kushtet jo normale në vendin e punës. Duke anashkaluar se atë ditë në vendin e punës ku punonte viktima kishte rënë dëborë dhe kishte ngrica, gjë që nuk lejohej që të punohej, jo vetëm nga kushti teknik por edhe nga sigurimi i jetës. Por si gjithnjë kur kanë përballë shqiptarë, në të tilla momente, gjithçka anashkalohet, pasi asnjëherë nuk është ndier shteti shqiptar. Nëse është aksident ka një dëmshpërblim, por për të shmangur këtë e kthejnë në vetëvrasje…