Greqi/ Aksident tragjik, humb jetën 21-vjeçari shqiptar

421
Sigal

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar në lagjen “Agios Dimitrios” në Athinë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës, kur motori me të cilin udhëtonte viktima u përplas nga një makinë.

Sipas mediave greke, shqiptari që humbi jetën është 21 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Drejtuesi 51-vjeçar i makinës që përplasi motorin e shqiptarit, u shoqërua nga autoritetet për t’u marrë në pyetje.

Rrethanat e aksidentit janë të paqarta. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.