Greqi, 22 emigrantë mbyten në detin Egje

431
Të paktën 22 emigrantë, në mesin e së cilëve 13 fëmijë, u mbytën dje në mbrëmje në brigjet e ishujve grekë Kalymnos dhe Rodos, pas mbytjes së dy anijeve të ardhura nga Turqia, ndërsa 144 të tjerë mundën të shpëtonin, njoftoi policia portuale greke. ”Në brigjet e ishullit Kalymnos, trupat e 19 emigrantëve u gjetën sot në mëngjes, në mesin e tyre gjashtë gra, tetë fëmijë dhe dy foshnje, viktima të anijes së mbytur mbrëmjen e djeshme, sipas dëshmive të para, në bord ndodheshin rreth 150 persona”, bëri të ditur policia portuale. Forcat e shpëtimit mundën të nxirrnin në sipërfaqe 138 të mbijetuar dhe po vijojnë punën për gjetjen e personave të zhdukur.
Sigal