Gratë deputete përshëndeten me Jacobson

460
Grupi i Grave Deputete, kryesuar nga Blerta Deliu-Kodra, priti sot në një takim lamtumirës ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.
Fillimisht ambasadores, i uroi mirëseardhje deputetja Deliu – Kodra, e cila tha se gratë deputete janë të nderuara për këtë takim përmbyllës, si ambasadore në Kosovë.
“Në emër të grave deputete dua t’ju falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme që ju si ambasadore, por edhe i gjithë stafi juaj, i ka dhënë fuqizimit të gruas në Kosovë, përkrahje e cila është dhënë direkt nga Ambasada, apo përmes projekteve të USAID-it dhe NDI, të cilat vazhdojnë të jenë partnerë të fuqishëm për avancimin e gruas.
Ambasadorja Jacobson tha se ky është takimi i fundit në Kuvend para se të largohet nga Kosova. Ajo vlerësoi lart punën e grupit të Grave, si grup gjithëpërfshirës, i cili është zë i fuqishëm për gruan dhe demokracinë, për mirëqenien e gruas, fëmijëve dhe zhvillimin e vendit.
Në takim deputetet shprehën fjalë falënderimi edhe për përkrahjen e përhers hme që SHBA-ja i ka dhënë dhe i jep Kosovës.
Në përfundim të takimit Deliu- Kodra në emër të GGD-ës i dhuroi ambasadores Jacobson një mirënjohje për kontribut të palodhshëm për të drejtat e grave dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre efektive në jetën shoqërore e politike në Kosovë.
Sigal