Një argjendari në Prishtinë është grabitur me armë nga persona të paidentifikuar.
Sipas informacioneve të Klan Kosova, argjendaria që është grabitur ndodhet në lagjen “Dardania”. Pronari i saj, Bashkim Kaçiu ka deklaruar se kanë qenë tre autorë të armatosur të cilët morën disa bizhuteri.
Pronari nuk ka qenë në argjendari në momentin e grabitjes, por ka qenë djali i tij. Forcat e policisë kanë nisur hetimet për të zbuluar dhe arrestuar autorët.