Google ofroi 30 miliardë dollarë për blerjen e Snapchat

474
Nuk është ndonjë sekret i madh fakti që Google ka dështuar disa herë në ‘lojën’ e medias sociale. Kështu që gjigandi Google tentoi të blinte Snapchat, rrjetin social më popullor midis adoleshtëve dhe moshave të reja.
Sipas raporteve të TechSot, në 2016 Google ofroi një shumë marramëndëshe për të blerë Snapchat, $30 Miliardë, para se Snapchat të bëheshe një kompani publike në tregun e NASDAQ në ShBA. Por TechSot.Al raporton se oferta e Google ishte në tryezë edhe pasi Snapchat u bë kompani publike.
Ishte vetë themeluesi i Snapchat, Evan SpiegelEvan Spiegel është një sipërmarrës amerikan, i cili mban postin e Shefit Ekzekutiv (CEO) të kompanisë Snap Inc.,… More, që nuk pranoi kategorikisht shitjen e kompanisë së tij, duke mos u joshur nga $30 miliardshi i gjigandit G.
Google megjithatë e ka mohuar këtë lajm, duke deklaruar për disa media se këto lajme janë të rrema.
Snapchat do të ishte me të vërtetë një mjet shumë i fortë në arsenalin e Google, i cili dështoi me projekte alla-rrjete socialesh si Google+, Buzz, dhe Wave.
Sigal