Google, kampione edhe në shah

566
Google thotë se AlphaGo Zero, programi i saj i inteligjencës artificiale triumfoi në lojën e shahut kundër Stockfish 8.
Divisioni “DeepMind” i Google, sektori që është i ngarkuar me ndërtimin dhe avancimin e inteligjencës artificiale, thotë se AlphaGo Zero luajti 100 lojë kundër Stockfish 8, një program i ndërtuar posaçërisht për lojën e shahut, duke mos humbur asnjë ndeshje.
Deri para sfidës me Google, Stockfish 8 ishte i pamposhtuar në lojën e shahut.
Google thotë se AlphaGo Zero është në gjendje të përvetësojë me shpejtësi lojërat dhe për shahun i është dashur pak orë.
Ky ishte testi i dytë i inteligjencës artificiale të Google dhe më i vështirë se i pari, që ishte kundër kampionëve njerëzorë të lojës “Go”.
Sigal