Google do ta blejë SnapChat për 30 miliardë dollarë?

509
Snapchat, zyrtarisht i quajtur Snap Inc., u bë IPO herët në mars të këtij viti. Kompania u bë publike dhe tani do të ketë kapitalin e publikut për t’i dhënë mbështetje financiare.
Megjithatë, një raport i ri nga Business Insider thotë se Google gojarisht e diskutoi blerjen e Snapchat me drejtorin dhe themeluesin e Snap Inc. Evan Spiegel.
Oferta ishte për 30 miliardë dollarë dhe diskutimet ndodhën shumë përpara se kompania të depozitohej për IPO: në fillim të vitit 2016. Oferta e Google ishte me sa duket ende në tryezë edhe pasi Snap Inc. u bë kompani publike. Sigurisht, Spiegel nuk u lëkund, ai nuk donte ta shiste gjigantin që e ka krijuar.
Në fakt, vetëm ai dhe Snap Inc. bashkë-themeluesi Bobby Murphy janë të vetmit që mund të marrin vendime të mëdha për kompaninë, kështu që mbështetësit publikë nuk kanë ndonjë fjalë për këtë, edhe nëse dëshirojnë, raporton tg.
Edhe pse Snap i tha Business Insider se “këto thashetheme janë të rreme” dhe Google nuk pranoi të komentojë, kjo pjesë e lajmeve goditi çmimin e aksioneve të Snap Inc. me 2.3% sot pas javëve të rënies së vazhdueshme.
Sigal