Gomonia me 258 ermigrantë, vepra më e fundit e artistit kinez Ai Weiwei

447
Një gomone 70 metra e gjatë me 258 refugjatë në bord, është vepra më e fundit në skulpturë e artistit kinez Ai Weiwei, i cili kërkon reflektim për temën e ndjeshme të emigracionit.

Instalacioni me titull “Ligji i udhëtimit” do të ekspozohet për publikun nga data 17 mars 2017 deri në 7 janar të 2018 në Galerinë Kombëtare në Pragë.

“Në këto pasigurie ne kemi nevojë për më shumë tolerancë, dhembshuri dhe besim tek të tjerët, ndryshe njerëzimi do të përballet me një krizë edhe më të madhe”, thekson Ai Weiwei.

“Nuk ekziston një krizë refugjatësh, ekziston vetëm një krizë e njërëzimit”.
Sigal