Goditet Vuçiç në Srebrenicë, Nikoliç: Reflektim i marrdhënieve të brishta

426
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, një ditë pas sulmit në Bosnjë dhe Hercegovinë ndaj kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se sulmi ndaj kryeministrit serb është tendencë për lançim, si dhe reflekton marrëdhëniet e brishta mes strukturave serbe dhe boshnjake në Bosnjë, raporton “Tanjug”.
Për më tepër, Nikoliç tha se Vuçiç është sulmuar pasi ai ka përfaqësuar Serbinë, i cili, sipas tij, shkoi atje me dorën e shtrirë për pajtim. Nikoliç po ashtu ka thënë se qëndrimi i Serbisë kundrejt shteteve të tjera nuk do të ndryshojë, dhe se do të provojnë që të çojnë përpara misionin për marrëdhënie të mira me fqinjët.
Ndërkohë anëtari boshnjak i presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, e ka dënuar sulmin e djeshëm kundër kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Potoçari, dhe ka theksuar se është i sigurt se Vuçiç kishte ardhur me qëllime të mira në shënimin e 20 vjetorit të masakrës në Srebrenicë.
Dje rreth orës 12:50 në Potocari kur po mbahej 20 vjetori i masakrës së Srebrenicës, është sulmuar kryeministri serb Aleksandër Vuçic. Kryeministri serb ishte duke vendosur lule në një pllakë përkujtimore kur u sulmua me gurë nga turma e njerëzve që ishte prezente 
Sigal