Goditet organizata Ndrangheta, arrestohen 31 persona si dhe sekuestron armë e drogë

445
Sigal

Policia italiane raportoi se sekuestroi eksploziv, armë dhe drogë gjatë një bastisje, të një prej klaneve më me ndikim në vend.

Guardia di Finanza, raportoi të mërkurën se 31 persona u arrestuan gjatë bastisjes së një garazhdi, në rajonin jugor të Kalabrisë, ku u sekuestruan sasi të mëdha të armëve, eksplozivëve dhe droga që i përkasin ‘organizatës Ndrangheta’, raporton Fox news.

Më shumë se pesë paund eksploziv, 14 mitralozë dhe mbi 1.000 gram kokainë, u morën nga një kompleks apartamentesh në një pjesë të qytetit që është i përfshirë nga nivele jashtëzakonisht të larta të krimi, njoftoi La Repubblica.

Me anë të qenve, u gjetën sendet për të cilat thuhej se ishin gjetur të mbështjella me veshje dhe çarçafë.

Eksplozivi i gjetur mund të ishte përdorur për të bërë një IED, tha policia në një deklaratë.

Image

Autoritetet nuk kanë identifikuar asnjë të dyshuar, por thanë se garazhi ku ndodhi bastisja, ishte në pronësi të një burri 30-vjeçar me inicialet G.D.