Goditet me vezë Albin Kurti, Policia rrethon institucionet

517
Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në një seancë plenare, e cila sërish është paralajmëruar se do të bllokohet nga partitë opozitare. Seanca është thirrur të fillojë në orën 10:00 dhe ka 21 pika në rendin e ditës.
Ndërsa është paralajmëruar bllokimi i kësaj seance, opozita ka paralajmëruar se nëse partitë në pushtet do të provojnë të zgjedhin presidentin e ri, ku kandidat për këtë post është lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, protestat do të shtrihen edhe në rrugët e Prishtinës.
Zgjedhja e presidentit, nuk është në rendin e ditës, prandaj kjo pikë mund të iniciohet vetëm si seancë e jashtëzakonshme.
Goditet me veze deputeti Albin Kurti
Dy persona goditën me vezë deputetin Albin Kurti para Kuvendit. Policia e Kosovës ka shoqëruar njërin prej autorëve. Sot seanca e Kuvendit policia ka blinduar institucionet
Policia rrethon institucionet
Njësia Speciale tanimë ka rrethuar Kuvendin, Qeverinë dhe Gjykatën Kushtetuese. Kjo për shkak të ftesës së opozitës për të dal në shesh.
Sigal