Goditet me bojë dhe gurë godina e Kuvendit të Kosovës

464
Situatë e tensionuar si brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës.
Ora 14: 59 Policia e Kosovës largon protestusit. Ata tashmë janë në Sheshin Nëna Tereze prej nga po brohorasin “Isa – Hasha – Esat Pasha”, raporton Koha.net.
Ora 14:30 Aktivistët e opozitës të cilët janë mbledhur të ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, kanë filluar të qëllojnë me ngjyrë dhe t’i thyejnë me gurë xhamat e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës
Policia është vendosur përpara ndërtesës së Kuvendit.
Në anën tjetër, prapa teatrit Kombëtar, protestuesit kanë vënë kontejnerë në mes të rrugës dhe e kanë bllokuar qarkullimin.
Bashkë me protestuesit gjatë gjithë kohës po qëndron Driton Çaushi nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan gazeta Express.
Flitet dhe për tre makina zyrtare të djegura pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale
Sigal