Goditet banda që trafikonte drogë nga Shqipëria në Greqi, 6 të arrestuar

474
Një hetim i Prokurorisë për Krime të Rënda zbuloi dhe goditi një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Në bazë të hetimit disa-mujor, të nisur dhe të zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, u arrit të provohej përgjegjësia dhe të arrestohen organizatorët e këtij aktiviteti, i cili dyshohet se ka trafikuar në kohë dhe sasi të ndryshme kanabis sattiva nga Jugu dhe Juglindja e Shqipërisë, për në territorin e Greqisë.

Në kuadër të këtij hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjatë muajve të kaluar, disa anëtarë të këtij grupi janë arrestuar në Pogradec, Fier, Maqedoni e Greqi. Ndërkohë, në vijim, Prokuroria për Krime të Rënda identifikoi plotësisht personat që konsiderohen përgjegjës për organizimin e trafikut.

Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë, Gjykata për Krime të Rënda caktoi masën e sigurimit “arrest me burg” për disa persona. Masat u zbatuan nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Më konkretisht, në kuadër të këtij hetimi, u arrestuan, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, shtetasit:

1-Gazmend Lleshakanu, organizator
2-Jorgo Dulla, organizator
3-Isak Alla, bashkëpunëtor
4Aurel Toska, bashkëpunëtor
Gjithashtu, u arrestuan për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”, shtetasit,
5-Gëzim Balla
6-Jani Meçja
Në kuadër të këtij hetimi, disa kohë më parë janë arrestuar në episode të ndryshme edhe shtetas të tjerë shqiptarë, grekë dhe maqedonas, të cilët, nën drejtimin e organizatorëve Lleshanaku dhe Dulla kishin krijuar një rrjet të gjerë sigurimi, transportimi dhe trafikimi të lëndës narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Ky trafik realizohej nëpërmjet kufirit Shqipëri-Greqi ose Maqedoni Greqi.
Sigal