Goditet banda e grabitësve shqiptarë,114 grabitje me vlerë 200 mijë €

411
Sigal

Një grup shqiptarësh kanë kryer të paktën 114 grabitje brenda dy viteve me një vlerë totale 200 mijë euro

 Në kuadër të operacionit të koduar “Selfie” në pranga ka përfunduar Bedri Demaj, 31 vjeç dhe Armir Gjecaj, 26 vjeç. Sipas mediave italiane, kjo bandë akuzohet për 114 vjedhje me një vlerë totale prej 200 mijë euro. të njëjtat burime theksuan se që prej korrikut të vitit 2015 deri në janar të 2016, ky grup ishte kthyer në tmerrin e qyteteve të Italisë veriore. Sakaq, për këtë operacion u lëshuan 20 urdhër-arreste.

Sakaq, dy shqiptarët, në bashkëpunim me Ilir Ndrejaj janë autorë të të paktën 4 grabitjeve. Gjatë “aktivitetit” të tyre ata nuk kanë nguruar të qëllojnë dhe me armë.

Ilir Ndrejaj u arrestua në janar, ndërsa Demaj dhe Gjecaj arritën të arratiseshin. Ndërkaq, pjesë e kësaj bande është dhe Dorjan Gjoka, i cili pritet të ekstradohet nga Shqipëria.