Global Research: SHBA-ja po përgatit një luftë kundër Rusisë në Siri

501
Shtetet e Bashkuara po përgatisin një luftë kundër Rusisë në fushëbetejën e Sirisë, duke vendosur dhjetëra avionë në bazën ajrore të Incirlikut të Turqisë, shkruan sot portali dixhital kanadez, “Global Research”. Avionët janë të llojit F-15C dhe janë të dizajnuar për luftë në ajër dhe, sipas autorit të artikullit, gazetarit hulumtues, Erik Zuesse, misioni i këtyre avionëve është që të jenë të gatshëm për të luftuar kundër avionëve të ngjashëm rusë që operojnë në këtë vend arab me kërkesë të Qeverisë së Damaskut. Me fjalë të tjera, presidenti Barak Obama po ia tërheqë vërejtjen homologut Vladimir Putin që, nëse nuk do një luftë kundër Shteteve të Bashkuara, duhet ta lë fushatën ajrore të forcave të tij ajrore kundër objektivave të Shtetit Islamik në tokën siriane, shton Zuesse. Eksperti thotë se gjatë Luftës së Ftohtë, situata ndërkombëtare nuk ka qenë aq “e nxehtë” sa është situata aktuale, përpos Krizës së Tetorit ose asaj të raketave në Kubë në vitin 1962.
Sigal