Gjyqi ndaj mafias, presidenti italian merret në pyetje nga prokurorët

502
Sigal

Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, dëshmon në një gjyq të profilit të lartë kundër mafisë, në Romë. Prokurorët janë duke hetuar dyshimet për bashkëpunim të fshehtë midis ministrave, shefave të policisë dhe mafies, për t’i dhënë fund një periudhe të dhunës, në fillim të viteve 1990.
  
Ata kanë mbërritur mëngjesin e së martës në selinë presidenciale në Romë, ndërkohë që më herët Napolitano, 89 vjeç, ka mohuar të ketë pasur dijeni për një ndërmjetësim të tillë.

Politikanët e opozitës kanë kërkuar që dëshmia e kreut të shtetit të mos mbahet me dyer të mbyllura.   Prokurorët akuzojnë struktura të shtetit se bënë një marrëveshje ilegale me Cosa Nostran për t’i dhënë fund dhunës.

Hetuesit dyshojnë se presidentit mund t’i jetë thënë diçka mbi këtë marrëveshje në vitet e fundit dhe duan ta pyesin për atë që di ai. Në tetor të vitit të kaluar, Napolitano i shkroi një letër gjykatës duke thënë se “nuk dinte asgjë të dobishme” që mund të ofronte, por u shpreh i gatshëm që gjithësesi të dëshmonte.

Prokurorët dyshojnë se, zyrtarë shtetërorë u premtuan bosëve të krimit lehtësim të kushteve të burgut në këmbim të uljes së dhunës.  Dy prokurorët kryesorë në luftën kundër mafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borselino humbën jetën nga e ashtuquajtura “periudha e bombave” në Siçili.