Gjyqi ndaj Berluskonit/ Rrëfimi i menaxherit të vajzave: Çfarë ndodhte në dhomën e errët të ish-kryeministrit

221

Në Itali është zhvilluar gjyqi ndaj procesit të njohur si “Ruby”, ku janë zbuluar detaje të reja në lidhje me skandalet seksuale të ish-kryeministrit Silvio Berluskoni.

Gjatë gjyqit, menaxheri i vajzave Chiesa Soprani deklaroi se Berluskoni kryente marrëdhënie me vajzat në një dhomë të errët dhe se ai blinte heshtjen e tyre me anë të parave dhe të dhuratave. Soprani tha se vajzat shpërbleheshin me para të majme, me qëllim që të mos flisnin për atë që ndodhte në atë dhomë, shkruajnë mediat italiane.

Chiesa Soprani është agjenti i vajzave të pritura në vilën San Martino, i cili gjithashtu u takua me Lele Mora, Emilio Fede dhe Fabrizio Corona. “Vajzat më treguan për marrëdhëniet seksuale që Berluskoni kishte me to. Ata më rrëfyen po ashtu edhe për faktin se ish-kryeministri iu kishte dhënë para që të heshtnin”, tha agjenti. Ai tha se njëra nga vajzat kishte marrë 1.8 milionë euro, kurse tjetra pesë milionë.

Agjenti pretendon se Berluskoni ka kryer marrëdhënie seksuale edhe me Rubyn, e cila në atë kohë ishte e mitur, vetëm 16 vjeçe. Madje agjenti u shpreh se vajzat nuk kanë thënë të vërtetën në gjyq, për shkak se paguheshin mirë.