Gjykimi për të akuzuarit e sulmit në Kumanovë blindon Shkupin

521
U mbajt sot në Shkup seanca për sulmin ndaj stacionit policor në Gushincë dhe ngjarjet në Lagjen e trimave të Kumanovës, ky 29 të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm.
Ata mohuan akuzat për organizim terrorist në seancën e mbajtur për vlerësimin e aktakuzës.
Ndërkohë Këshilli Gjyqësor nuk e pranoi kërkesën e avokatëve të të akuzuarve që rasti në fjalë të merrej përsipër Prokuroria Speciale.
Mbrojtja kundërshtoi pasi hetimi për rastin nuk ka përfunduar,dhe të akuzuarit nuk kanë pasur asnjë qasje tek dëshmitë.
Prokurori pohon se për këtë rast ka prova të mjaftueshme që aktakuza të pranohet dhe të 29 të akuzuarit të gjykohen.
Familjarët e të akuzuarve besojnë se ky rast është i montuar politikisht. Këta të fundit janë ankuar edhe për trajtimin jo të mirë të akuzuarve në paraburgim.
Sipas aktakuzës, më 9 maj të këtij viti grupi i armatosur ka hedhur një granatë dore në drejtim të policisë, ku disa prej tyre kanë mbetur të lënduar.
Shkëmbimi i zjarrit ndërmjet policisë dhe grupit të armatosur ka zgjatur deri të nesërmen, ku mbetën të vrarë 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit.
Të akuzuarit janë në paraburgim në burgjet në Shkup, Manastir dhe Prilep. Ata u sollën në gjykatë me sigurimin më të lartë policor. Seanca e sotme është ndjekur edhe nga përfaqësues të OSBE-së, Komitetit të Helsinkit.
Ndërkohë nuk është lejuar të hyjë në seancë, ambasadori i Kosovës Ylber Hysa.
I gjithë kompleksi gjyqësor ishte i bllokuar dhe i siguruar prej qindra policësh të armatosur.
/Oranews.tv/
Sigal