Gjykata Speciale për krimet në Kosovë do të ngrihet në Hagë

445
Një gjykatë speciale do të ngrihet në Hagë për të gjykuar krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë bën të ditur qeveria hollandeze. Do të gjykojë krimet e kryera gjatë vitit 1999- 2000 nga anëtarët e UÇK-së kunndër minoriteteve etnike dhe kundërshtarëve politikë, thuhet në deklaratë, informon BBC.

Gjykata pritet të nisë së operuari gjatë këtij vit. Në deklaratë pranohet se cështja e krimeve të luftës është mjaft sensitive në Kosovë. Të dyshuar të mundshëm mund të shihen nga shoqëria e Kosovës si luftëtarë të lirisë dhe dëshmitarët mund të ndihen të kërcënuar në Kosovë, kjo është arsyeja pse po ngrihet jashtë saj.
Sigal