Gjykata në Zimbabve, hap historik për t’i dhënë fund martesës së detyruar të fëmijëve

586
Qeveria e Zimbabve parashikon të ndërmarrë një hap historik për t’i dhënë fund martesës së vajzave në moshë farë të vogël. Edhe pse fëmijë, vajzat e këtij vendi detyrohen të martohen. Gjykata Kushtetuese ka deklaruar si moshë minimale ligjore për t’u martuar pragun 18 vjet, duke e përshkruar këtë në seksionin 22 të Aktit Martesor. Sipas këtij neni, nuk mund të lejohet asnjë djalë apo vajzë nën moshën 18 vjeç.

Fenomeni i të martuarit të fëmijëve në këtë vend prek 31% minorenëve. Vendimi i gjykatës vjen pas një procesi të gjatë gjyqësor të nisur në vitin 2015, kur një çift të rinjsh, Loveness Mudzuru dhe Ruvimbo Tsopodzi, kërkuan divorcin duke i kërkuar gjykatës të marrë në konsideratë historitë e tyre. Gjykata ka vendosur se edhe martesat e tjera të kësaj natyre, që kanë ndodhur për arsye kulturore apo fetare, të konsiderohen antikushtetuese. Në botën e sotme më shumë se 700 milionë gra janë të martuar para 18 vjeç dhe rreth 250 miliona martesa janë bërë për minorenë para moshës 15 vjeç.
Sigal