Gjykata në Kranj: Haradinaj do të qëndrojë në Slloveni

446
Gjykata në Kranj,ka vendosur se Ramush Haradinaj duhet të qëndrojë në Slloveni, pasi Gjykata duhet të procedojë ankesën para se ajo të vazhdojë së trajtuari kërkesën e Serbisë për ekstradim. Gjykata ka vendosur se e ka marrë “ankesën për mënyrën e zhvillimit të procedurës lidhur me arrestimin e shtetasit të Kosovës, transmeton B92 raportin e agjencisë sllovene të lajmeve STA, bën të ditur Koha.net.
Gjykata ka vendosur që padia të jetë e plotë, pasi ajo nuk përfshin autorizimin për avokatin nga ana e ngritësit të akuzës në mënyrë që ajo të mund të procedohet, thekson STA.
Gjyqi njëkohësisht ka sqaruar se “në rast të ekstradimit të të huajit, shtetasit të Kosovës, Serbia në bazë të fletë arrestit ndërkombëtar, personi i arrestuar ka premtuar se nuk do ta braktisë vendin”. Ramush Haradinaj është arrestuar të mërkurën pasdite në aeroportin e Lubjanës teksa po kthehej nga Gjermania në Kosovë. Fletë arrestin për në Interpol me akuzën për krime lufte në Kosovë e kishte dorëzuar Serbia.
Sigal