Gjykata lëshon urdhër-arreste për 4 deputetë të Kuvendit të Kosovës

484
Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar sot 4 urdhër-arreste për katër deputetë opozitarë të Kuvendit të Kosovës. Sipas mediave kosovare urdhër-arrest është lëshuar për tre deputetë të Vetëvendosjes dhe një deputete të AAK-së.

Bëhet fjalë për ish liderin e VV-së Albin Kurti, Faton Topallin, Albulena Haxhiun dhe shefen e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi.

Urdhër arresti ndaj këtyre katër deputetëve është lëshuar për shkak të veprimeve të dhunshme të këtyre të fundit në Kuvendin e Kosovës, ku janë përdorur edhe mjete të ndaluara për përdorim nga personat civilë, siç janë gazi lotsjellës dhe spraj.
Sigal