Gjykata Kushtetuese spanjolle pezullon mocionin e pavarësisë së Katalonjës

460
Gjykata Kushtetuese spanjolle vendosi në unanimitet të shqyrtojë kërkesën e qeverisë së kryeministrit, Mariano Rajoy dhe të pezullojë me kusht mocionin me të cilin parlamenti i Barcelonës deklaroi të hapur procesin drejt pavarësisë së Katalonjës.

“Vendimi u mor pas një takimi të jashtëzakonshëm të gjykatës, sot pasdite”, tha agjencia spanjolle e lajmeve, EFE. Gjykata Kushtetuese duhet të prononcohet për kërkesën e qeverisë Rajoy brenda pesë muajve.
Sigal