Gjykata e Strasburgut rrefuzon për herë të dytë 3 kandidatët shqiptarë

652
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka refuzuar për herë të dytë tre kandidaturat e qeverisë shqiptare për gjyqtarë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të njeriut, për shkak të mungesës së kualifikimit.

Tre kandidaturat e rrëzuara, Aurela Anastasi, Sokol Berberi dhe Aleksandër Muskaj, u morën në shqyrtim nga Komiteti për zgjedhjen e gjyqtarëve në gjykatën e Strasburgut. 

Në përgjigjen drejtuar qeverisë shqiptare nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës sqarohet se, “Komisioni për zgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, pas procesit të vlerësimit të listës, intervistoi në datën 6 prill të gjithë kandidatët e paraqitur nga Shqipëria. Dhe në përfundim të këtij procesi, Komiteti doli në këtë konkluzion:

-Për shkak se të gjithë kandidatët nuk janë mjaftueshëm të kualifikuar, Komiteti rekomandon që lista të refuzohet dhe qeveria e Shqipërisë duhet të dorëzojë një listë të re”

Kanadidatura e Sokol Berberit shkonte për herë të dytë në Asamblenë Parlamentare të KiE-së.

Më herët kjo Asamble e kishte refuzuar Berberin, bashkë me dy kadidatura të tjera atë të Ina Ramës dhe Gent Ibrahimit, pasi përgjedhja e tyre në Shqipëri nuk ishte bërë sipas procedurave dhe në përputhje me standardet e kërkuara nga Asambleja dhe Këshilli i Ministrave të BE-së.
Sigal