Gjykata e Spanjës urdhëron lirimin e gjashtë politikanëve të Katalonjës

691
Gjykata e Lartë në Spanjë urdhëroi lirimin e gjashtë politikanëve katalanas, por mbajti në fuqi vendimin për mbajtjen në burg të dy aktivistëve separatistë, dhe dy ish-anëtarëve të qeverisë rajonale, përfshirë nënpresidentin.
Gjykatësi Pablo Llarena vendosi që të vazhdojnë të qëndrojnë në burg, pa të drejtën e lirimit me kusht, ish-nënpresidenti katalanas Oriol Junqueras, ish ministri i brendshëm Joaquim Forn dhe udhëheqësit e dy grupeve të veçanta separatiste, Gjykatësi caktoi shumën e $118,000 dollarëve për lirimin me kusht të gjashtë politikanëve të tjerë katalanas.
Ky vendim i lejon ata t’i bashkohen fushatës për zgjedhjet rajonale të 21 dhjetorit. Presidenti i shkarkuar rajonal Carles Puigdemont dhe katër aleatë të tij, të cilët po ashtu garonin për t’u rizgjedhur, dalin para gjykatës në Bruksel, për një seancë të dytë gjyqësore.
Ata e kundërshtojnë kthimin në Spanjë, ku mund të përballen me akuzat për organizmin e kryengritjes dhe për korrupsion, akuza për të cilat ligji spanjoll, mund të japë dënimin deri me dekada me burgim.
Cilido qoftë vendimi në Bruksel, do të jenë të mundshme dy apelime dhe një vendim përfundimtar do të merrej vetëm pas votimeve të 21 dhjetorit, të kërkuara nga qeveria qendrore e Spanjës, ku Puigdemont udhëheq fushatën e partisë së tij.
Sigal