Gjykata e Kosovës: Nga 2 muaj të tjerë paraburgim për Kurtin dhe 3 deputetë të opozitës

410
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar paraburgimin deputetëve të opozitës: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi. Departamenti për Krime të Rënda në këtë Gjykatë sot ka marrë aktvendim kundër të akuzuarve, që janë deputetë opozitarë, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, t’iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj, deri më datën 17 shkurt 2016.

Aktvendimi vlen edhe për të akuzuarën, deputetën e AAK-së, Donika Kada-Bujupi, të cilës i vazhdohet masa e arrestit shpëpiak për dy muaj. Ky aktvendim, sipas dokumentit të siguruar nga “Koha.net”, ka ardhur pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për krime të rënda, ka ngritur aktakuzë për shkak të ekzistimit të dyshimit të mirëbazuar.
Sigal