Gjykata e Hagës e dënoi përjetësisht, Mlladiç shpërthen në të bërtitura dhe sharje

572
Gjykata Ndërkombëtare kundër krimeve të luftës në ish-Jugosllavi, ka dënuar sot me burgim të përjetshëm ish-gjeneralin serb Ratko Mlladiç, për krime kundër civilëve në Bosnjë. Verdikti që e shpalli atë fajtor u shqiptua pa praninë e tij, pasi gjenerali u largua nga salla për shkak të reagimeve të dhunshme.
Mlladiçi gjatë kësaj seance ka reaguar ashpër kundër trupit gjykues, duke bërtitur më zë të lartë duke i sharë ata, pasi nuk i dhanë pushim të cilin e kërkoi për shkak të shtypjes së lartë të gjakut.
“Unë jam i ngazëllyer dhe kjo gjë që ju thoni është një gënjeshtër e pastër! Të turpëroheni, është gënjeshtër që ju thoni”, citohet të ketë thënë Mlladiçi, raportojnë mediet serbe.
Reagimi i tij ishte deri në atë masë sa edhe i shau trupin gjykues, duke ju thënë: “Këto janë gënjeshtra, jua… nënën tuaj, kriminelë”. Mlladiç ka vazhduar duke bërtitur, derisa është nxjerrë nga salla, nga dy policë.
Sigal