Gjykata e Hagës: 40 vjet burg për Radovan Karaxhiçin

460
Gjykata e Hagës e shpall Radovan Karaxhiçin fajtor për gjenocid dhe e dënon me 40 vjet burg. Karaxhiçi, është zyrtari më i lartë që përballet me Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë, lidhur me luftën e para 21 vjetëve, në të cilën mbi 100 mijë veta humbën jetën.
Në mesin e akuzave kryesore ndaj Karaxhiçit që u arrestua në korrik të vitit 2008 në Beograd, pas 11 vjet arratisjeje, është akuza se ai kontrollonte forcat serbe që masakruan 8 mijë burra dhe djem të rinj në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, pasi morën nën kontroll atë qytet që ishte shpallur “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara. Karaxhiç, që dikur drejtonte të vetëshpallurën Republikë e Serbëve të Bosnjës dhe mbante titullin e komandantit suprem të forcave të saj të armatosura, ngarkohet me dy akuza për gjenocid.
Ish psikiatri 70 vjeçar, ende në gjendje të mirë shëndetësore, mund të dënohet me burgim të përjetshëm për këto dhe 9 akuza të tjera për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. I vetmi zyrtar më i lartë që është përballur me Gjykatën e Hagës për krime lufte, ishte ish presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, cili vdiq në Hagë dhjetë vjet më parë para se të përmbyllej gjykimi kundër tij për krime lufte e gjenocid ne Bosnjë, Kroaci dhe në Kosovë.
Sigal