Gjuriç thyen heshtjen një ditë pas arrestimit: Shqiptarët më tërhoqën zvarrë si qen

578
“Më tërhoqën zvarrë si qen”. Kështu deklaroi publikisht në një deklaratë para mediave drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuric, një ditë pas arrestimit të tij në Mitrovicë.
Teksa doli para mediave bashkë me Vuçiç, Gjuriç akuzoi policinë e Kosovës se kjo e fundit kishte ushtruar dhunë.
“Banda e papërmbajtshme, terrorist me hodhën përtokë, me terhoqi zvarre si nje qen. Por ata nuk me turpëruan, as mua dhe as popullin serb!”- tha ai, raporton Kurir. Dekarata u bë pas takimit me Vucic dhe përfaqësuesit e Listës Serbe, pas te ciles do te u dol me vendimin se dalin nga qeveria e Kosoves. “Unë jam krenar për reagimin e qytetareve të mi. Nderkohe qe ata lëshuan terroristet, më hodhen ne toke si qen, duke menduar se mund te me fyenin mua dhe popullin serb. Une jam krenar per serbet, qe as kane ndalur e as do te ndalin luften per te drejtat e tyre” –pohoi Gjuriç.
Sigal