Gjesti i taksistit turk për biznesmenin ‘ngroh’ zemrat e suedezëve, rrjetet sociale nuk përmbahen

476
Sigal

Gjesti i taksistit turk për biznesmenin ‘ngroh’ zemrat e suedezëve, rrjetet sociale nuk përmbahen

Një taksist turk po shihet me syrin e një heroi ditët e fundit pasi ka bërë një gjest mjaft prekës. Pa e ditur aspak se kush ishte, taksisti me origjinë nga Turqia, i cili ishte emigrant dhe ishte zhvendosur për të punuar në Suedi i ka huazuar kartën e tij të kreditit një biznesmeni.

Biznesmeni kishte harruar portofolin e tij në shtëpi dhe e kishte kuptuar në momentin që kishte mbërritur në aeroport, nga ku do të nisej në një udhëtim pune, shkruan BBC
Ai nuk kishte më kohë që të kthehej në shtëpi, të merrte portofolin dhe të shkonte sërish në aeroport, pasi do të humbiste avionin. Shoferi Omer Temel, ofroi kartën e tij të kreditit, duke e siguruar atë se kishte mjaft para për të.

Biznesmeni Christer Ostlund u habit nga ky gjest por pranoi. Temel i dha të gjitha të dhënat e tij, përfshirë këtu edhe pinin në mënyrë që biznesmeni të mbyllte të gjitha punët e tij.

I emocionuar, Ostlund tregoi për mediat se ishte prekur nga gjesti. “Nuk e kisha takuar kurrë më parë këtë person. Ai nuk kishte asnjë ide se kush isha dhe ku po shkoj,”– tha ai.

Mediat turke e shpërndanë këtë histori si një ngjarje mjaft prekëse dhe i dhanë jehonë.

“Njerëzit si Temeli do të shpëtonin botën,”- tha më tej biznesmeni, ndërsa taksisti vijoi: “Në botën time duhet të guxosh t’i besosh njerëzve, jeta ndihet më e lumtur nëse mund të jetosh në atë mënyrë”.

Reagime pati edhe në rrjetet sociale.

“Vetëm mos e provoni këtë në Turqi,”– shkruajti njëri me shaka.

“Na rikthyet besimin tek njerëzit,”- vijoi një tjetër.

“Kjo më ngrohu zemrën time, asnjëherë nuk kam dëgjuar ndonjë gjë të tillë,” shkroi një person tjetër.

Kjo histori vjen në momentin që popularizimi dhe populizmi janë në rritje në politikën suedeze. “Sued Demokratët anti-imigracionit” (SD) fituan zgjedhjet e shtatorit 2018, gjë që çoi në një bllokim të qeverisë për periudhën më të gjatë pas zgjedhjeve.

Pas muajsh bisedimesh të dështuara, partitë e qendrës së majtë të Suedisë dhe të qendrës së djathtë formuan një qeveri koalicioni në janar për të përjashtuar të djathtën ekstreme.

“Në Suedi ekzistojnë racistë që krijojnë paragjykime për të huajt. Një priret ta besojë këtë dhe për këtë arsye perceptimi i të huajve bëhet i kufizuar”, – komentoi një përdorues i Facebook në këtë artikull.

“Pyes veten se çfarë SD mendon për këtë, pasi ata pretendojnë se të huajt jepen pas parave të taksapaguesve në Suedi. Ndero këtë njeri”, shtoi një përdorues i Facebook.
Ostlund shpenzoi 4.200 kronor suedez (450 dollarë amerikanë) të parave të Temel, të cilat ai ja ktheu pasi u bashkuan në Arlanda Airport në Stokholm.