Gjermania video sensibilizuese për azilkërkuesit: Kthehuni në atdhe

577
Numri i madh i azilkërkuesve nga vendet e Ballaknit Perëndimor ka detyruar Gjermaninë të ndërmar një mesazh sensibilizues. Ministria e Brendshme gjermane ka publikuar një video të shkurtër, ku autoritetet gjermane informojnë të gjithë emigrantët për shanset e pakta që kanë për të përfituar azil dhe që për më tepër rrezikojnë edhe të penalizohen nëse nuk respektojnë rregullat e kthimit. Video edukuese është një tjetër masë e ndërmarrë nga qeveria federale gjermane në bashkëpunim me vendet e origjinës për të adresuar fluksin e azilkërkuesve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi , Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Sigal