Gjermania u ndalon shitjen e armëve vendeve të përfshira në luftën e Jemenit

516
Gjermania ka ndaluar eksportet e armëve ndaj vendeve që janë përfshirë në luftën e Jemenit, tha sot një zëdhënës i qeverisë, çka përbën një nga ndryshimet e para të dukshme në politikën e saj të jashtme, që lidhen me bisedimet për krijimin e qeverisë së re.
Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert tha se Këshilli Federal i Sigurisë nuk po jepte më leje për eksporte ”që nuk janë në përputhje me përfundimet e bisedimeve paraprake për koalicionin qeveritar”.
Në projektmarrëveshjen e shkruar nga CDU/CSU dhe SPD thuhet se ”qeveria fedrale, me efekt të menjëhershëm, nuk do të eksportojë armë për vendet që janë përfshirë në luftën në Jemen”.
Një aleancë arabe po lufton në Jemen kundër rebelëve shiitë huthi që nga viti 2015.

Kjo aleancë përfshin Jordaninë, Egjiptin, Bahreinin, Kuvajtin, EBA-n, Marokun Sudanin dhe Senegalin.
Sigal