Gjermania pesimiste mbi shpëtimin e Greqisë: Mund të shpallë falimentin

571
Nëse Greqia nuk i paguan 747 milion euro Fondit Monetar Ndërkombëtar deri më 12 maj, duhet të shpallë falimentimin. Kështu ka deklaruar ministri i financave gjermane Wolfgang Schauble, i cili megjithatë është shprehur besimplotë që Greqia nuk do të dalë nga Eurozona. Ministri Schauble tha se nuk kishte ndonjë prespektivë të eurozonës në arritjen e një marrëveshje më Athinën javën e ardhshme mbi reformat ekonomike që do të zhbllokonin fondet e borxhit grek.
Qeveria greke dhe kreditorët ndërkombëtarë duhet të arrijnë të paktën një marrëveshje paraprake deri më 24 prill në takimin e ministrave të financës në kryeqytetin e Letonisë, në Riga. Por Athina, e cila ka sinjalizuar se nuk ka mjaftueshëm para për të paguar kreditorët e saj në maj, duhet ende të përgatisë një program të reformave që të konsiderohen të pranueshme.
Ministri Gjerman i financave, Wolfgang Schauble, i tha Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë në Neë York se askush nuk priste një marrëveshje në takimin në Riga, apo në javët e ardhshme, duke shtuar se qeveria e së majtës në greqi kishte shkatërruar të gjithë progresin ekonomik të vendit që prej 2011-tës. Një ditë më parë agjencia e Standart & Poor uli renditjen e vendit nga B- në Ccc+, për shkak të rrezikut të mungesës së reformave radikale ekonomike që mund ta bëjnë situatën e buxhetit grek të “paqëndrueshëm”. 
Sigal