Gjermania parandalon planin e Thaçit dhe Vuçiç për ndarjen e Kosovës

540
Gazeta vjeneze “Der Standard“, ka shkruar rreth bisedimeve për ndarjen e Kosovës. Sipas kësaj të përditshmeje vjeneze, gjermanët kanë parandaluar ndarjen e Kosovës, të cilën e kanë favorizuar serbët por edhe pala kosovare për shkak të lodhjes me cështjen e veriut të Kosovës. Kjo, sipas diplomatëve, edhe ka bërë që të ndërhyjë Berlini. Por, një zyrtar, në kushte anonimiteti i ka thënë gazetës austriake se ka frikë Thaçi dhe Vuçiç mund të flasin në kanale tjera rreth ndarjes së Kosovës.
Der Standard shkruan se ideja për ndarjen e Kosovës tashmë po sillet vërdallë – ide kjo e promocuar më së shumti nga Ministri i Jashtëm prorus i Serbisë Ivica Daçiç.

“Kjo do të nënkuptonte de facto që pjesa e veriore e Kosovës, ku kryesisht jetojnë serbët do të ndahej nga Kosova. Daçiç madje këtë e quajti si zgjidhjen më afatëgjatë dhe më realiste. Edhe Vuçiç nuk e kundërshtonte idenë dhe lobonte që të mbesin të gjitha opsionet në tavolinë. Në fakt, Vuçiç dhe Thaçi janë në kontakt të afërt dhe bëjnë telefonata të rregullta mes tyre. Edhe pse ndarja e Kosovës do të ishte në kontradiktë të qartë me Kushtetutën e Kosovës, shumë shqiptarë të Kosovës janë të lodhur me çështjen e përjetshme të Veriut të Kosovës, dhe disa e shohin secesionin e veriut të Kosovës si një mënyrë për ta zgjidhur përfundimisht problemin”, shkruan Der Standard.
“Kjo do ta kolapsonte gjithë konstruktin e Kosovës multietnike. Kjo ishte arsyeja që ndërhyni qeveria gjermane“, shkruan më tej gazeta.
Më pas citohet një diplomat që tregon se Vuçiçit dhe Thaçit u është bërë e qartë që të mos e prekin këtë temë.
“Në prapaskenë është bërë e qartë që të mos diskutohet cështja e kufijve“ ka thënë diplomati.
“Por ka rrezik se dy palët (Thaçi dhe Vuçiç), do të komunikojnë për këtë në rrugë tjera“ thuhet më tej në artikull.
Vuçiç, shkruan gazeta, e ka kuptuar mesazhin e Berlinit.
“Pala kosovare ende ka probleme me definimin e synimeve të saj”, thuhet më tej në shkrim.
“Sido që të jetë ka forca që i kanë drejtuar sytë drejtë Luginës së Preshevës. Ka pasur edhe biseda për shkëmbim territoresh. Tema shfaqej, e shfaqej pasi ekipi i Mogherinit (përfaqsuese e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë) publikisht nuk ka vendosur linja të qarta të kuqe dhe nuk e ka bërë të qartë se çfarë mund të dalë në tavolinë e çfarë jo”, thekson Der Standard.
“Për BE’në është e rëndësishme që të ketë një dokument final, jo marrëveshje të përkohshme që do të jetë juridikisht e detyrueshme në nivel ndërkombëtar dhe që nuk lë tema të hapura. Ata nuk duan një Qipro të dytë brenda BE’së“.
“Për këtë arsye, Serbia duhet ta njohë kufirin e shtetit fqinj me këtë marrëveshje dhe duhet të paranadolaohet që Serbia të pengojë rrugën e Kosovës për anëtarësim në organizatata ndërkombëtare, siç janë OKB dhe BE në të ardhmen“.
Sigal