Gjermania me një propozim për azilkërkuesit e kualifikuar, ‘Karta Blu’

565
Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka propozuar që azilkërkuesit me kualifikim të lartë të mos kthehen në vendet e origjinës, por të qëndrojnë në Gjermani dhe të pajisen me të ashtuquajturën “Karta Blu”. 
Një propozim i tillë është bërë nga Agjencia Federale e Punësimit. Agjencia sugjeron që azilkërkuesit që kanë aftësinë të kualifikuar për punë të aplikojnë në ambasadat e vendeve përkatëse për leje pune.
“Karta Blu” mund të merret nga emigrantët që prej gushtit të vitit 2012. Aplikuesi duhet të ketë minimalisht 48 mijë euro të ardhura në vit, diplomë universitare dhe një punë të përhershme në Gjermani.
Gjatë vitit 2014, një kartë e tillë është lëshuar për 12 mijë njerëz. 
Parlamenti gjerman së fundmi ka hedhur idenë e lejimit të qëndrimit për emigrantët e rinj pavarësisht nëse kanë aplikuar apo jo për azil.
Sot në Bruksel, ministrat e Brendshëm të vendeve të BE-së do të diskutojnë për rishpërndarjen e 60 refugjatëve në BE. Në takimin e fundit të mbajtur në qershor nuk u arrit dot një marrëveshje. 
Sigal