Gjermania masa ndaj Turqisë, ndalon eksportin e armëve

461
Sigal

Gjermania ka ndaluar eksportet e armëve në Turqi.

Kjo masë vjen si kundërpërgjigje ndaj ofensivës që Ankaraja ka nisur kundër Njësive kurde të Mbrojtjes së Popullit (YPG) në verilindje të Sirisë, tha sot një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane, sipas Rel.

Turqia ka nisur një operacion ushtarak në Siri, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara tërhoqën trupat nga zona kufitare.

Veprimet e Turqisë janë ndeshur me kritika të fuqishme nga komuniteti ndërkombëtar dhe SHBA-ja, por edhe Bashkimi Evropian kanë kërcënuar me sanksione Ankaranë.

“Për shkak të ofensivësh ushtarake turke… Qeveria e Gjermanisë nuk do të lëshojë asnjë leje të re për të gjitha pajisjet ushtarake që të mund të përdoren nga Turqia në Siri”, tha ministri i Jashtëm Heiko Maas, sipas një zëdhënësi.

Një ditë më parë, ministrja e Mbrojtjes, Annagret Kramp-Karrenbauer tha se Gjermania pret që të gjithë partnerët e NATO-s – përfshirë edhe Turqinë – të kontribuojnë në stabilitetin e rajonit.

Gjermania gjatë vitit 2018 kishte eksportuar armë në Turqi në vlerë prej 243 milionë eurosh. Vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit 32019, Turqia kishte pranuar armë nga Gjermania në vlerë prej 184 milionë eurosh, ka raportuar sot gazeta gjermane Bild Am Sonntag.