Gjermania: Kërcënimet terroriste islamike po vijnë edhe nga gratë e fëmijët

662
Autoritetet gjermane të sigurisë kanë identifikuar qindra gra dhe minorenë si kërcënime të mundshme islamike, të gatshëm për të kryer sulme terroriste në Gjermani.
“Aktualisht, midis 720 personave të listuar si persona të dyshuar për kërcënime islamike, në Gjermani, gjenden në një përqindje të vogël edhe gra dhe fëmijë ”, raportoi sot Departamenti i Sigurisë në vend.
Shefi gjerman i Shërbimeve Sekrete, Hans-Georg Maassen kohët e fundit , ka theksuar rrezikun në rritje të sulmeve terroriste nga gratë dhe fëmijët e radikalizuar.
Kreu i Shërbimeve Sekrete gjermane (BfV) iu referua në veçanti grave dhe fëmijëve që ktheheshin në Gjermani nga zonat e kontrolluara më parë nga Shteti Islamik, njofton ATSH.
Shteti Islamik ka humbur një numër të madh të territoreve në Irak dhe Siri ndaj të cilave ka ushtruar kontrollin, pas një përpjekjeje të suksesshme nga forcat qeveritare.
Sigal