Gjermania ka dëbuar 80 mijë azilkërkues

496
Vitin e kaluar më shumë se 80 mijë azilkërkues janë refuzuar dhe janë kthyer në vendet e tyre të origjinës. Këtë e ka bërë të ditur Peter Altmaier nga zyra e kancelares Angela Merkel.

“Bëhet fjalë për një rekord, dhe numri do të vazhdojë të rritet: në vitin 2016 për rreth 700 mijë kërkesa është vendosur dhe janë refuzuar gati 300 mijë prej tyre. Këta njerëz duhet të dëbohen shpejt, për ndryshe, besueshmëria e sundimit të ligjit tonë vuan. Sidomos shkelësit dhe njerëzi, të cilët përbëjnë një kërcënim për sigurinë tonë, duhet t’i dëbojmë jashtë vendit sa më shpejt”, tha Altmaier për “BILD am SONNTAG”.
Sigal