Gjermania gati të pranoj mbi 1 milion refugjatë

447
Mbi një milion refugjatë do të vijnë në Gjermani këtë vit, ka thënë zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel. Ai i ka bërë këto komente në një takim të Partisë Social-Demokrate në Mainz. Gabriel ka thënë se është e rëndësishme që të krijohen kushtet e duhura për të përballuar sfidën. Autoritetet gjermane po përballen me afërisht 10,000 azilkërkues të rinj çdo ditë. Sondazhet e fundit të opinionit tregojnë se gjysma e gjermanëve besojnë se kancelarja Angela Merkel po trajton keq krizën me refugjatë. Shumica e tyre ikin nga lufta në Siri dhe Afganistan, në kërkim të një jete më të mirë në Evropë.
Sigal